JustPaste.it

Me te Rejat nga Big Brother Albania

 Nevila është fituesja e këtij edicioni të \'Big Brother Albania 7\' dhe e çmimit të madh prej 100 milionë lekësh . Në një natë finale spektakolare, me plot emocione, të papritura dhe me surpriza nga më të paimagjinueshmet kulmoi edhe aventura 100 ditore e këtij reality show, që mbajti me miliona shqiptarë të mbërthyer çdo të premte pas ekranit Shiko Big Brother Albania VIP LIVE

Çifti i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother, Arditi dhe Xhuliana ishin 2 finalistët e parë që u eliminuan në natën finale.

Mes Nevilës dhe Meridianit, të cilët u vunë përballë njëri tjetrit në televotim, publiku vendosi që Meridiani të jetë i treti i larguar në këtë natë.

Nga 6 finalistët e këtij edicioni, Valeri, Jona dhe Nevila ishin 3 konkurentët e fundit të mbetur, për të cilët u hap një televotim nga i cili doli edhe fituesi i këtij edicioni.

Ndërkohë që televotimi mbetej i hapur ‘Vëllai i Madh’ kishte rezervuar nga një surprizë për Valerin, Jonën dhe Nevilën.

 



Valeri takon bashkëshorten e tij, Madalenën e veshur me kostumin popullor. Menjëherë ai fillon të kërcejnë, nën ritmet e muzikës popullore. Me flamurin e kuq në duar, së bashku kërcejnë vallen tradicionale të zonës.

Tri animatorë performuan për Nevilën, duke organizuar një mjedis cirku. Ndërsa jona u vendos në qendër të djemve. Trupa e baletit të Top Channel performuan për të.

Pas televotimit  Valeri ishte konkurenti i katërt që lë garën e Big Brother Albania 7. Ndërsa, mes Jonës dhe Nevilës publiku vendosi që fituesja e këtij edicionit të jetë Nevila, e cila pas përfundimit të spektaklit është shprehur se nuk e priste këtë fitore pasi të gjithë finalistët ishin të fortë dhe të veçantë.